Course Code: TM18-EUWB-01.1alb
Term: Self paced
Open for Enrollment
Self-paced
Self paced
Description
Përshkrimi i kursit
Si gazetarë, ne zakonisht e vendosim historinë në radhë të parë dhe mendojmë për sigurinë tonë, vetëm kur ndodh një situatë potencialisht e rrezikshme. Ky kurs do t'ju ndihmojë të përgatiteni siç duhet për të mbuluar protestat dhe të dini se si të reagoni nëse ato bëhen të dhunshme. Ju do të mësoni se si të përgatisni dhe mbroni pajisjet tuaja, në mënyrë që të mos humbni materialin që keni mbledhur. Cilat janë të drejtat tuaja ligjore? Çfarë veprimi mund të ndërmarrin oficerët e policisë kundër jush në protesta? Si të silleni nëse arrestoheni? Këto janë gjithashtu disa nga shumë pyetjet që do të marrin përgjigje gjatë kursit. Së fundmi, askush nuk mbetet i paprekur pasi ka parë ose përjetuar ngjarje traumatike. Kjo është arsyeja pse kapitulli i fundit do të merret veçanërisht me shëndetin mendor dhe mirëqenien e gazetarëve të përfshirë në protesta të dhunshme.
Çfarë do të mësoni:
Njihuni me instruktorët tuaj
Natasa Kovacev, instruktorja juaj e kursit, është reportere lajmesh me përvojë e cila ka mbuluar shumë protesta në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në të gjithë Evropën. Ajo punon aktualisht për telvizionin N1 në Serbi dhe përpara kësaj ka qenë korrespondente për Al Jazeera Balkans. Për shkak të punës në terren, ajo ka qene në shumë vende me trazira, si Ukraina në vitin 2014, Brukseli dhe Ankaraja pas sulmeve me bombë, apo Bukureshti gjatë demonstratave të mëdha anti-korrupsion, kështu që, i është dashur të përballet personalisht me vështirësitë që kanë reporterët.
Natashës do t'i bashkohet edhe një ekip i fortë ekspertësh të medias: